Partia Demokratike, ka publikuar një video me anë të së cilës sulmon qeverinë për premtimin për legalizimin e shtëpive të qytetarëve sa herë që ka zgjedhje.
Duke e lidhur me situatën te 5 Maji, PD-ja thotë se qeveria u ka marrë votat dhe më pas u prishi shtëpitë.
Sipas PD-së një prej ndërtuesve te 5 Maji është trafikant droge.
“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Erjon Veliajn.
Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.
Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-shkruan PD-ja.