Qindra banorë të Paskuqanit po zhvillojnë një protestë kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Madhe.
Ata kanë bllokuar rrugën ndërsa policia e shumtë në numër kërkon shpërndarjen e saj duke u përpjekur të largojë protestuesit me forcë.
Protesta po zhvillohet mes tensionesh teksa banorët nuk pranojnë të largohen nga rruga.
Prej disa javësh, banorët e Paskuqanit, Laprakës dhe 5 majit protestojnë kundër prishjes së banesave.
Ata kërkojnë dëmshpërblim të drejtë për prishjen e banesave nga ana e qeverisë e bashkisë.