Vendosni fjalën kyçe....

Rënia e frikshme gjatë provave i kushton Lojërat Olimipike sportistes japoneze, rrezikoi të mbetej e paralizuar


Sportistja japoneze Rina Yoshika ka dëmtuar shpinën në një aksident të tmerrshëm gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në garën e slopestyle në Lojrat Olimpike të Pekinit duke shkaktuar ankth dhe frikë te pjesëmarrësit.

Yoshika, e renditur në vendin e 12-të në botë, ra keq në një kërcim gjatë seancës së stërvitjes së lirë.

Stafi mjekësor nxitoi për ta ndihmuar dhe iu deshën rreth 20 minuta për ta stabilizuar dhe për ta vendosur në një slitë për ta zbritur nga kodra.

Zyrtarët olimpikë japonezë thanë se 22-vjeçarja ka pësuar një dëmtim të shtyllës kurrizore, por për fat ajo nuk mbeti e paralizuar.

Yoshika do të kthehet në shtëpi menjëherë pas trajtimit për dëmtimet e marra.