Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i NATO-s bëhet Guvernator i Bankës Qendrore të Norvegjisë


Nga Telnis Skuqi

Jens Stoltenberg, aktualisht shefi i organizatës më të madhe ushtarake NATO, do të jetë Guvernatori i ardhshëm i Bankës Qendrore të Norvegjisë për gjashtë vitet e ardhshme.

“Jam besimplotë se do ta bëj atë punë në një mënyrë që të tregojë se banka ka pavarësinë dhe integritetin që duhet të ketë”, – tha Stoltenberg nga Brukseli, gjatë konferencës për shtyp.

Ai shtoj se jeta e tij si anëtar i Partisë Laburiste do të vazhdoj, por siç deklaron Stoltenberg “gjatë mandatit të tij si guvernator do të jetë politikisht neutral”.

Ndërsa ministri i financave, Trygve Slagsvold Vedum, tha se ai ka qenë i shqetësuar për të gjetur guvernatorin më të mirë të bankës qendrore për Norvegjinë dhe kam besim se ky është Jens Stoltenberg.

“Stoltenberg ka një përvojë të gjatë. Ai vetë është një ekonomist i aftë. Përvoja e fortë e menaxhimit është thelbësore», tha ministri i financave.

I njëjti zyrtar sqaroi se shefi i NATO-s do të qëndroj në këtë pozicion deri më 1 tetor 2022, ndërsa kompetenca e tij do ta ushtroj zv/guvernatorja, që ishte njëkohësisht konkurrente në garë.

Prej vjeshtësh së vitit të kaluar, në Norvegji ka pasur një debati rreth aftësisë së Stoltenberg për t’u bërë guvernator i Bankës Qendrore, pavarësisht se ai ka është diplomuar për ekonomi.

Stoltenberg u diskutua, ndër të tjera, sepse është mik i ngushtë me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre.