Vendosni fjalën kyçe....

Zgjatet deri më 25 shkurt afati i Komisionit Hetimor për incineratorët


Komisioni Hetimor për incineratorët do vijojë punën deri në datën 25 shkurt. Ka qenë ky vendimi i marrë nga Këshilli i Rregullores e Mandatave në një mbledhje pa praninë e medias.

Kërkesa për zgjatjes së afateve të këtij komisioni erdhi pas kërkesës së opozitës në disa qëndrime të njëpasnjëshme me argumentin se ky komision nuk kishte punuar për tre javë gjatë pushimeve dimërore në fund të vitit.

Komisioni hetimor i ngritur më kërkesën e opozitës ka si objekt hetimi procedurat e ndjekura për dhënien me konçension të ndërtimit të tre impanteve të përpunimit të mbetjeve, në Elbasan, Fier e Tiranë.

Aktualisht lidhur me incineratorin e Elbasanit, është arrestuar ish-ministri Lefter Koka ndërsa në kërkim ndërkombëtar janë shpallur Stela Gugallja, partnerja e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zoto.

Gugallja e Zoto arritën të largohen pak para operacionit të policisë duke hedhur dyshime për dekonsiprim të aksionit. Ditë para aksionit, në zyrën e Zotos është parë të shkojë shoferi i zv.kryeministrit Ahmetaj.