Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 6 marsit, zyrtarizohen kandidatët e tre formacioneve politike


Me Partinë Demokratike e cila ishte e fundit që zyrtarizoi kandidatët tashmë është e qartë gara për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 Bashki të vendit.

Në garë do jenë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Shtëpia e Lirisë e cila përbëhet nga LSI-ja me kandidatë të dalë nga primaret e zhvilluara nga grupimi i Sali Berishës.

Partia Demokratike shkon në këto zgjedhje e përçarë me Sali Berishën përballë i cili kërkon që të marrë votat nga kampi demokrat dhe opozita.

Ndërsa Partia Socialiste vjen në këto zgjedhje të pjesshme si favorite për shkak se posedon pothuajse shumicën e Këshillave Vendorë nga votimet e 30 qershorit 2019 ndërsa kryebashkiakët në Vorë e Shkodër u hoqën nga dekriminalizimi ndërsa në Durrës dha dorëheqjen Valbona Sako dhe në Lushnjë Fatos Tushe ndodhet në arrest i akuzuar se ka ndikuar në tendera.

Por më shumë duket se për këto zgjedhje të pjesshme do vuloset se kush ka votat e Partisë Demokratike.

Nëse PD-ja zyrtare arrin të marrë më shumë vota se kandidatët e Sali Berishës së bashku me LSI-në atëherë Lulzim Basha tregon se është ai drejtuesi i demokratëve.

Një test ky i rëndësishëm për opozitën dhe PD-në përballë socialistëve që kanë të gjitha pushtetet.

Kandidatët për secilën Bashki:

PartiaPartia SocialistePartia DemokratikeShtëpia e Lirisë
Bashkia
DurrësEmirjana SakoLuan HotiArdian Muka
ShkodërMajlinda AngoniXhemal BushatiBardh Spahia
LushnjëEriselda SefaIndrit SefaElton Bano
DibërRrahim SpahiuLuan HakaPremtim Kryemadhi
RrogozhinëEdison MemollaFerdinant SaraçiHekuran Xhani
VorëBlerim SheraYmer MarkuLulzim Vrana