Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Turqit i ndërtuan shtëpitë por banorët nuk kanë marrë akoma çelësat, Rama bëri show


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar rastin me shtëpitë e rindërtimit në Laç.

Zhupa thotë se Rama përdori Erdogan për të mashtruar me apartamentet e ndërtuara në Laç nga turqit duke u dhënë çelsat vetëm 4 familjeve sa për propagandë.

Banorët e tjerë nuk kanë marrë ende çelësat dhe nuk u jep asnjë përgjigje se kur do futen në apartamente.

Deputetja e PD shkruan më tej se vonesat sjellin dëme në buxhet pasi paguhet bonusi i qirave.

Gati 3 javë më parë, Edi Rama përdori presidentin e Turqisë për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç. Rama dhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propagandë.

Në kompleksin e pallatave të reja, nuk ka hyrë asnjë familje.

Gjithçka ishte një show, i vënë në skenë nga Edi Rama. Banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre. Sa më gjatë rrinë ata në shtëpi me qera, aq më i madh është dëmi që i shkaktohet buxhetit, duke paguar bonusin e qerave, ndërsa shtëpitë e reja kanë përfunduar së ndërtuari rreth 3 muaj më parë.

Qeveria dhe bashkia heshtin, duke sjellë vërdallë mbi 500 familje të Laçit, që po pengohen të hyjnë në shtepitë e tyre, të inauguruara 2 herë deri tani. Një herë nga Rama para Vitit të Ri, një herë nga Rama dhe Erdogan 3 javë më parë”-shkruan Zhupa.