Vendosni fjalën kyçe....

Abortet, miokarditi e kanceri, rritje e pazakontë e rasteve mes personelit ushtarak amerikan vitin e shkuar (Video)


Sinjalizuesit e mjekëve ushtarakë kanë dalë me të dhëna që tregojnë rritje dramatike vitin e kaluar në rastet mjekësore, duke përfshirë miokarditin, kancerin, paralizën dhe infertilitetin femëror.

Informacioni ‘bombë’ nga Baza e të Dhënave të Epidemiologjisë Mjekësore të Mbrojtjes doli në dritë gjatë një paneli diskutimi që zgjati pesë orë të titulluar ‘COVID-19: Opinion i Dytë’, të organizuar nga Senatori Ron Johnson (R-WI) të hënën, raportoi The Blaze.

“Ushtarët tanë po eksperimentohen, lëndohen dhe ndonjëherë, ndoshta, vriten,” tha avokati nga Ohio, Thomas Renz, i cili përfaqëson klientët e informatorëve të Departamentit të Mbrojtjes që paditen kundër mandateve Covid.

Renz tha se tre mjekë ushtarakë – Dr. Samuel Sigoloff, Peter Chambers dhe Theresa Long – zbuluan rritjet e papritura të efekteve anësore nga vaksinat në 2021.

Rreth 300% rritje në abortet krahasuar me mesataren pesëvjeçare në ushtri. Ai gjithashtu dha informacion për The Blaze për rritje të rasteve të tjera:

Infarkt miokardi – 269% rritje

Paraliza e Bell – 291% rritje

Keqformime kongjenitale (për fëmijët e personelit ushtarak) – 156% rritje

Infertiliteti femëror – 471% rritje

Emboli pulmonare – 467% rritje

“Është mendimi im profesional që incidencat e rritjes më të madhe të rasteve të diskutuara më sipër të abortit, kancerit dhe sëmundjes ishin për shkak të ‘vaksinimeve’ kundër COVID-19,” shkroi një nga mjekët në një deklaratë.

Nëse vaksinat janë të sigurta dhe efektive siç pretendohet nga administrata Biden, atëherë Pentagoni nuk duhet të ketë asnjë problem të shpjegojë burimin e rritjes në çështjet mjekësore, përfundoi avokati.

*Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani