Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se dhunoi motrën dhe prindërit, arrestohet i riu në Bulqizë


Një 31-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij,

Policia njofton se i riu me inicialet I.M ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të motrës dhe dy prindërve të tyre.

Ka qenë motra me inicialet N.M ajo e cila ka kërkuar ndihmën e uniformave blu.

“U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet konflikti i mëtejshëm dhe vihet në pranga autori.

Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë nga shtetasja N. M. e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ndaj prindërve.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku është bërë i mundur parandalimi i konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Martanesh, Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.