Borxhi kombëtar i SHBA kaloi 30 trilion dollarët për herë në mes të javës së shkuar, i nxitur nga huamarrja e lartë gjatë pandemisë Covid-19, sipas të dhënave nga Departamenti i Thesarit i SHBA.
Japonia dhe Kina mbeten kreditorët kryesorë të huaj, duke mbajtur përkatësisht 1.3 trilion dhe 1.08 trilion dollarë në thesaret e SHBA-së. Gati 8 trilionë dollarë nga borxhi i SHBA-së u detyrohet subjekteve të huaja, të cilat përveç Japonisë dhe Kinës, përfshijnë gjithashtu kreditorë të mëdhenj si Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Irlanda, Brazili, Kanadaja, Franca, India, Belgjika, Tajvani dhe Hong Kongu.
Një tjetër pjesë e borxhit, rreth 6.5 trilionë dollarë i detyrohet nga qeveria federale e SHBA-së, kryesisht fondeve të sigurimeve shoqërore dhe fondit të pensionit ushtarak. Gjatë rrjedhës së pandemisë, Rezerva Federale gjithashtu dyfishoi bilancin e saj në 8.9 trilionë dollarë duke blerë në mënyrë agresive triliona dollarë në bono thesari dhe letra me vlerë.
Shifra tronditëse u arrit shumë më shpejt se sa pritej, me zyrtarët dhe ekonomistët amerikanë që dështuan të parashikonin pandeminë Covid-19 dhe përgjigjen pasuese, e cila fryu shpenzimet e qeverisë dhe më pas, borxhin kombëtar deri në 7 trilionë dollarë që nga fundi i 2019.
Deficiti buxhetor i SHBA arriti në 2.77 trilionë dollarë për vitin fiskal 2021, duke rënë pak më pak se shifrat rekorde të vitit të kaluar, por ende në përputhje me shpenzimet masive të epokës Covid. Për vitin fiskal të 2020, SHBA-ja ka llogaritur një deficit mbresëlënës prej 3.13 trilion dollarësh.
Vlera prej 30 trilionë dollarësh ‘arriti vite më herët se sa ishte parashikuar’, sipas New York Times, për shkak të programeve qeveritare të koronavirusit të cilat ‘financuan përfitime të zgjeruara të papunësisë, mbështetje financiare për bizneset e vogla dhe pagesa stimuluese’.
David Kelly, kryestrategu global për JPMorgan Asset Management, i tha CNN se borxhi do të thotë se SHBA-ja ‘do të jetë më e varfër në terma afatgjatë’ dhe pretendoi se ‘tatimpaguesit amerikanë do të paguajnë për daljen në pension të njerëzve në Kinë dhe Japoni cilët janë kreditorët tanë’.