Dokumentet e marra bazuar në ligjin për Lirinë e Informacionit nga njësia hetimore e RT-së ‘Hollësitë’ përfshijnë të dhëna befasuese që zbulojnë se si Byroja e Burgjeve të SHBA-së (BOP) lëvizi për të mbyllur çdo dhe të gjithë debatin publik rreth shkakut të vdekjes së Jeffrey Epstein.
Gjatë rrugës, provat u shtrembëruan, faktet materiale u shpërfillën dhe anomalitë kryesore u lanë të paeksploruara dhe të papublikuara.
Pasi u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese Metropolitane më 10 gusht 2019, të dhënat tregojnë se Byroja lëshoi deklarata për gazetarët dhe familjen e Epstein duke deklaruar kategorikisht se ai kishte kryer vetëvrasje.
Rezultati i kësaj ishte që mediat ndërkombëtare të lajmeve raportuan në mënyrë universale dhe të padiskutueshme se Epstein isht vetëvrarë, pavarësisht se kryeekzaminuesja e mjekësisë, Barbara Sampson, nuk kishte arritur asnjë përfundim në atë kohë dhe duke e bërë të qartë në një deklaratë të nesërmen se hetimi ishte i hapur dhe në vazhdim.
Vetëm më 16 gusht, Sampson deklaroi publikisht se vdekja e Epstein kishte qenë një vetëvrasje. Vendimi u kundërshtua nga patologu kryesor mjeko-ligjor Dr. Michael Baden, i cili ishte punësuar nga vëllai i miliarderit për të monitoruar procesin e autopsisë.
Duke folur për Miami Herald dy muaj më vonë, ai akuzoi se ‘autopsia nuk e mbështeti vetëvrasjen’ dhe se patologu që e kreu atë e kishte regjistruar këtë.
“Pastaj Dr. Sampson e ndryshoi atë një javë më vonë, duke thënë se mënyra e vdekjes ishte vetëvrasje. Vëllai i Epstein është përpjekur të gjejë pse kjo ka ndryshuar,” u zemërua Baden.
“Cilat ishin provat?” – shtoi ai.
Asnjë qartësi për këto pyetje nuk ka pasur që prej asokohe, megjithëse një arsyetim që ka rikthyer sërish çështjen mund të ketë qenë një raport tronditës i Washington Post një ditë përpara njoftimit të Sampson.
Burime të njohura me autopsinë i thanë gazetës se procesi kishte zbuluar se disa kocka në qafën e Epstein, duke përfshirë hyoidin, ishin thyer dhe thyerje të tilla ‘janë më të zakonshme tek viktimat e vrasjeve me mbytje’ sesa varja.
Një shpjegim tjetër mund të jetë ‘rindërtimi psikologjik’ i atëhershëm në vazhdim i vdekjes së Epstein, i përpiluar nga Robert Nagle, koordinator kombëtar për parandalimin e vetëvrasjeve në BOP.
Dosjet e lëshuara në ekipi hulumtues ‘The Detail’ (Hollësia) nga Byroja regjistrojnë se si Nagle, emri i të cilit është redaktuar në dosje, mbërriti në Qendrën Korrektuese Metropolitane në mëngjesin e 13 gushtit për të filluar hetimin e tij.
Në raportin e tij rezultues, Nagle vuri në dukje se një video e një natyre të papërcaktuar në lidhje me ‘incidentin e rëndësishëm’ u konfiskua nga FBI para se të fillonte shqyrtimi. Ai tha gjithashtu se nuk kishte qenë në gjendje të kryente intervista zyrtare me stafin e burgut ‘për të shmangur ndërhyrjen në hetimet në pritje’ nga Departamenti i Drejtësisë dhe se shumë nga informacionet ‘zakonisht të mbledhura’ në rindërtimet psikologjike nuk ishin të disponueshme.
Këto kufizime ‘kufizuan ashpër aftësinë për të vendosur afate të sakta kohore, për të konfirmuar raportet subjektive, për të vendosur linja konverguese dhe divergjente të fakteve ose për të zbuluar fusha të reja hetimi,’ shkroi Nagle.
Për shembull, ai çuditërisht nuk ishte në gjendje të bashkonte një ‘përshkrim të hollësishëm’ të asaj që oficerët gjetën kur zbuluan Epstein, pasi ata ‘nuk shkruanin memorandume dhe nuk mund të intervistoheshin’.
Për më tepër, duke qenë se asnjë raport i paradënimit mbi Epstein nuk ishte përfunduar para vdekjes së tij, pjesë të shumta – si rishikimi i ‘historisë sociale’ të të burgosurit – ishin të paplota në vlerësimin e tyre.
Megjithatë, pavarësisht mungesës së dukshme të provave të forta, dokumenti vendosi përfundimisht se Epstein kishte kryer vërtet vetëvrasje. Vendimi i tij iu atribuua pamundësisë për të fjetur për shkak të ‘paaftësisë për të toleruar zhurmën e burgut’, plus zbërthimin e fundit të mijëra të dhënave në lidhje me dënimin e tij në vitin 2008 për krime seksuale ndaj fëmijëve dhe mundësinë për të kaluar pjesën tjetër të jetës së tij në burg.
Në ndërtimin e çështjes së tij, Nagle tërhoqi vëmendjen e përsëritur ndaj Epstein, që e deklaronte veten në disa raste si ‘frikacak’ në javët para vetëvrasjes së tij të supozuar si tregues i qëllimit të vetëvrasjes. Është sigurisht e vërtetë se i burgosuri është regjistruar duke bërë deklarata të tilla – por në mënyrë eksplicite në kontekstin e mohimit të çdo qëllimi, apo edhe aftësisë, për të vrarë veten.
“Ai tha se nuk është tipi që i pëlqen dhimbjet ose që do të përpiqet ndonjëherë të dëmtojë veten,” vuri në dukje një vlerësim psikologjik. ‘Atij nuk i pëlqen as kur duhet të japë gjak’.
Kjo mund të konsiderohet një përmbysje jashtëzakonisht e pandershme e komenteve të Epstein, megjithëse manipulimet e Nagle nuk u vërejtën në një rishikim të brendshëm të rindërtimit të ngjarjes nga gardiania e Qendrës Korrektuese Metropolitane, Marti Licon-Vitale.
Megjithatë, në një seksion të shënuar ‘saktësia e dokumentacionit’, ajo synoi dështimin e zyrtarëve për të regjistruar raportin e incidentin në kohën e duhur dhe paraqitjen në dukje të raporteve kontradiktore për të njëjtin incident.
“Përgjegjësia profesionale kërkon që të merren parasysh përshkrimet e shumta të një incidenti siç theksohet në përgjigjen tuaj. Megjithatë, kur ka mospërputhje, këto duhet të përpilohen dhe të shënohen në dokumentacion për të ulur gjasat e konkluzioneve kontradiktore,” shkroi ajo.
“Nocionet e paramenduara sfidojnë aftësinë për të qëndruar të hapur për shpjegimet alternative. Ju lutemi, zhvilloni dhe siguroni trajnime lokale për të gjithë stafin që së paku shqyrton kornizën kohore për shkrimin e raporteve të incidentit dhe ofron udhëzime kur nuk ka prova të qarta të një shkeljeje.”
Ndërsa episodi specifik i kritikuar nga Licon-Vitale është tërësisht i redaktuar, mund të arrihet në përfundimin se ky seksion i referohet fakteve të çuditshme të dokumentuara nga The Detail në pjesën e parë të kësaj serie investigative.
Shkurtimisht, raporti fillestar i incidentit mbi vetëvrasjen e supozuar të Epstein më 23 korrik 2019 i referohej “varjes/asfiksimit”, por një tjetër i paraqitur një javë më vonë u ndryshua në mënyrë të pashpjegueshme për të përfshirë “vetëgjymtim” me prerje.
Pavarësisht këtyre ankesave, rindërtimi i Nagle u prit me shumë kënaqësi nga BOP. Në një email të brendshëm të datës 23 gusht, drejtori i agjencisë Hugh Hurwitz vlerësoi në mënyrë të paqartë punën e tij ‘të jashtëzakonshme’, duke thënë se ishte ‘e pabesueshme gjithçka që raporton pa intervistat ose videot’. Ky email është ironik në ekstrem, sepse është me të vërtetë ‘e pabesueshme’ që një vendim përfundimtar i vetëvrasjes mund të arrihet pa qasje në provat themelore dhe jetike.
Katër ditë më parë, Hurëitz u shkarkua nga posti i tij nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr pa paralajmërim. A mund t’i atribuohet kjo përpjekjes për të formësuar narrativën për vdekjen e Epstein, përpara se Byroja Federale e Hetimit ose Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë të kishin përfunduar hetimet e tyre përkatëse të çështjes?
Cilado qoftë e vërteta e çështjes, ekziston një tipar tjetër jashtëzakonisht kurioz i ‘rindërtimit psikologjik’, i papublikuar deri më tani nga asnjë zyrtar apo media. Një rishikim i transaksioneve financiare të lidhura me qëndrimin në burg të Epstein zbuloi se një nga avokatët e tij ‘po depozitonte fonde’ në llogarinë e Efrain ‘Stone’ Reyes, shoku i fundit i qelisë së Epstein, ‘për arsye të panjohura’.
Kjo mund të jetë arsyeja pse Reyes u bë një person me interes në hetimin e FBI-së dhe u mor në pyetje siç duhet. Ai thuhet se kishte frikë se bashkëpunimi me Byronë mund të ‘ndikonte negativisht’, por në këmbim të ndihmës së tij, ai u transferua në një qendër korrektuese minimale të sigurisë në Queens, Nju Jork, e cila strehon dëshmitarë bashkëpunues me vlerë të lartë si reperi Tekashi69.
Ndërsa ishte atje, ai thuhet se u intervistua personalisht nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr si pjesë e hetimit të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, i cili e falënderoi për kontributin e tij. Çuditërisht, megjithatë, departamenti ka refuzuar të konfirmojë ose mohojë pretendimin, ndërsa Kerri Kupec, ish-zëdhënësi i tij, akuzon se ai është ‘100% i rremë’.
Reyes vdiq në shtator 2020, pesë muaj pasi u lirua nga burgu, për shkak të Covid-19, me sa duket për shkak të komplikimeve nga virusi. Më pas, mbesa e tij u tha mediave kryesore të lajmeve, se xhaxhai i saj kishte shprehur shpesh skepticizëm të fortë se Epstein, rreth 1.85 metra i lartë, mund ta kishte varur veten nga kornizat e dyfishta në qeli, pasi ato thjesht nuk ishin mjaftueshëm të gjata.
Në janar 2021, prokurorët federalë vendosën që të gjitha të dhënat në lidhje me Reyes do të mbeten të vulosura, pavarësisht kërkesave për zbulim nga gazetarët, për shkak të ndikimit të mundshëm në çështjet që dyshohet se nuk kanë lidhje me Epstein. Në rrëzimin e kërkesës, autoritetet renditën informacione në lidhje me miliarderin, të përfshirë në të gjitha dosjet që lidhen me Reyes, të cilat ishin në dy faqe – të gjitha të redaktuara.
Pothuajse një vit e më vonë, u raportua se raporti i Inspektorit të Përgjithshëm për vdekjen e Epstein ishte afër përfundimit, me një hetues të Departamentit të Drejtësisë që sugjeroi se e gjithë kjo që i kishte mbetur të bënte ishte ‘të vendosnin pikat mbi i’ dhe duke deklaruar se do të ‘çuditeshin nëse nuk do të publikohej në 30 ditët e ardhshme’.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani