Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe gruaja e tij kanë pozitiv për COVID-19. Lajmin e dha vetë Erdogan në një postim në “Twitter” ku shprehet se kanë vetëm simptoma të lehta.
“Sot, rezultati i testit tonë për COVID-19, të cilin e bëmë me gruan time pas simptomave të lehta, rezultoi pozitiv. Fatmirësisht, ne kemi një sëmundje të lehtë, të cilën mësuam të jetë një variant Omicron.
Ne jemi në misionin tonë. Ne do të vazhdojmë punën tonë në shtëpi.”– shkruan ai.
Bugün hafif belirtiler üzerine eşimle birlikte yaptırdığımız COVID-19 testimizin sonucu pozitif çıktı. Omicron varyantı olduğunu öğrendiğimiz hastalığı hamdolsun hafif geçiriyoruz.
Görevimizin başındayız. Çalışmalarımıza evde devam edeceğiz. Dualarınızı bekliyoruz.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 5, 2022
Ndërsa gruaja e presidentit turk shprehet:”Shpresojmë ta kapërcejmë sa më shpejt këtë sëmundje së bashku me zotin Tajip.”
Anca beraber, kanca beraber 😊
İnşallah en kısa sürede bu hastalığı Tayyip beyle birlikte atlatacağız. Dualarınızı bekliyoruz. https://t.co/XGeBAXnMhl— Emine Erdoğan (@EmineErdogan) February 5, 2022
Zyrtarët e partisë së tij AKP, ministra dhe krerët e opozitës i uruan presidentit një shërim të shpejtë.
Më herët të shtunën, Erdogan kishte mbajtur një fjalim përmes njw videoje live gjatë një ceremonie për të shënuar hapjen e një rruge dhe tuneli në provincën veriore të Detit të Zi, Zonguldak.
Të enjten, ai vizitoi Kievin, ku zhvilloi bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe propozoi një takim midis Zelenskiy dhe presidentit rus Vladimir Putin.