Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti Lefter Maliqi: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta tek “313”-ta, kush do t’i mbyllë gojën


Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi thotë se jeta e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është në rrezik, pas dënimit të tij me 3 vite e 4 muaj burg.

Ndërsa Tahiri e kaloi mbrëmjen e kaluar pas hekurave, ish-deputeti thotë se burgu ku po qëndron Tahiri, cilësohet si institucion me rrezikshmëri të lartë. Ai thotë se jeta e ish-ministrit është në rrezik dhe ngre pyetje se nga kush është në rrezik Tahiri.

Maliqi nuk i kursen akuzat ndaj kryeministrit, duke thënë se Tahiri është i vetmi që di për “urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama”.

“Jeta e Tahirit në rrezik. Kush urdhëroi dërgimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmëri të lartë, kush do t’i mbyll gojën Tahirit sepse është i vetmi që di për urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama.Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose është nën kërcënim e presion të mbyllë gojën! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij!

Pasi i keq-përdori, i futi në burg ish-Ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u laguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjës. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! ‘Pusht-eti i Madhërishëm’, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!”– shkruan Maliqi i cili ka publikuar një video me deklarata të kryeministrit Rama në kohën kur nisën akuzat ndaj Tahirit.