Vendosni fjalën kyçe....

Katër të vdekur dhe mbi 1 mijë e 700 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën katër persona si pasojë e Covid-19.

Gjatë së njëjtës kohë, janë regjistruar 1 mijë e 721 raste të reja me COVID-19. Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 8 mijë mostrave.

Në total numri i rasteve aktive është 30 mijë e 097.

 “05 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.

Në total numri i rasteve aktive është 30.097.”– thuhet në njoftim.