Vendosni fjalën kyçe....

Kina i bashkohet Rusisë kundër zgjerimit të NATO-s


Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping u takuan për herë të parë ballë për ballë që nga qershori i vitit 2019.

Pas këtij takimi, Kina i është bashkuar Rusisë për të kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, me të dy vendet që po afrohen më shumë me njëri-tjetrin përballë presionit perëndimor.

Moska dhe Pekini nxorën një deklaratë duke treguar marrëveshjent e tyre për një sërë çështjesh gjatë një vizite të Vladimir Putinit në Kinë për Lojërat Olimpike Dimërore.

Putini pretendon se fuqitë perëndimore po përdorin aleancën e mbrojtjes së NATO-s për të minuar Rusinë. Ky takim vjen mes tensioneve mbi Ukrainën, të cilën ai mohon se planifikon ta pushtojë.

Rreth 100 mijë trupa ruse mbeten në kufirin me Ukrainën, e cila është një ish-republikë sovjetike. Putini i cili ka shkruar se rusët dhe ukrainasit janë “një komb”, ka kërkuar që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në NATO.

Ndërsa deklarata e gjatë e përbashkët nuk i referohej drejtpërdrejt Ukrainës, të dy vendet akuzuan NATO-n se përkrahte një ideologji të Luftës së Ftohtë, shkruan BBC. Bisedimet për të cilat Kremlini tha se ishin “shumë të ngrohta”, u mbajtën përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave. Ishte hera e parë që liderët takoheshin ballë për ballë që nga fillimi i pandemisë.

“Miqësia midis Rusisë dhe Kinës nuk ka kufij, nuk ka fusha ‘të ndaluara’ të bashkëpunimit”.– thuhet në deklaratën e dy vendeve.