Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Gabim që i besuam Bashës për djegien e mandateve, bëmë fushatë për të po ai s’donte të bëhej kryeministër


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka thënë mbrëmjen e sotme se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Tahiri është i orkestruar nga kryeministri Rama.

Sipas saj, përgjegjës për kanabizimin e vendit, korrupsionin dhe gjithçka të keqe që i ka ndodhur vendit është kryeministri Rama.

“A mendoni që i gjithë ky proces, sepse mendoj që çështja Tahiri tashmë është e shkuara për shkak sepse zoti Tahiri ka 4 vjet që nuk është më në arenën politike. A mendoni që gjithë ky process është jo vetëm i organizuar por dhe i orkestruar nga zoti Rama? Sepse e gjithë filozofia e këtij procesi vjen si rezultat i një shpërngulje në kohë të opinionit publik, kostove politike. Ne e dimë të gjithë që zoti Tahiri nuk ishte gjë tjetër veçse një nga oficerët e fushës së zotit Rama. Të gjithë ne e dimë që koka e të gjithë situatës jo vetëm të kanabizimit por dhe të gjithë gjërave të tjera është Edi Rama.” – ka thënë Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se ka përgjegjësinë e saj që i ka besuar kreut të PD-së për djegien e mandateve duke shkatërruar të ardhmen e vendit.

“Unë i besova Lulzim Bashës, kërkoja votën për Lulzim Bashën për ta bërë kryeministër po ai nuk donte. I pëlqenin kontratat me oligarkët, i pëlqenin paratë që i paguanin oligarkët për të vënë kandidatët e tyre në lista, Lulzim Bashës s’i beson gruaja e tij, i besova unë. E mbaj përgjegjësinë që i besova Lulzim Bashës për djegien e mandateve dhe shkatërruam të ardhmen e Shqipërisë.” – shtoi Kryemadhi.