Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi më të rinjtë e GEN-it: Djegia e mandateve nuk i dha zgjidhje problemit me Maturën


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me Ekipin e Gjeneratës për Ndryshim me gjimnazistë të kryeqytetit.

Zonja Kryemadhi foli me maturantët për djegien e mandatave në bllok dy vite më parë, një vendim që u mor bashkarisht me PD-në. Sipas saj kjo nuk i dha zgjidhje problemit të maturantëve.

Kryemadhi u shpreh se politikanët gjithmonë ia vendosin fajin të tjerëve ose popullit për gjëra që nuk shkojnë.

“Ekipi i gjeneratës për ndryshim do të jetë udhërrëfyes për të rinjtë, Sfida që kanë sot maturantët. Në politikën shqiptare jemi mësuar që politikanët t’ia vendosim fajin të tjerëve. Por në shumicën e rasteve ia vendosin dhe fajin popullit. Atë që thanë të rinjtë këtu, për një kohë të gjatë problemet e maturantëve janë të njëjta. Faji nuk është i popullit, por i yni.

Ne duke i diskutuar një herë dhe dy herë mediatikisht, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Apo duke mbështetur një protestë. Duke dhënë dorëheqje një ministër, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Por problemet e qytetarëve nuk zgjidhen politikisht, por përmes mundësive se si të ecë procesi. Djegia e mandateve që u larguam nga parlamenti bëri që ne si dhamë zgjidhje problemeve me maturantët, me studentët.

 Largimi i Floidiës, apo Kejdit, bëri që mos të kishte zgjidhje të problemeve të maturës. Sot jemi jashtë këndvështrimit të diskutimit në Kuvend, për numrin e paktë të mandateve apo kapjen e jetës politike. Më keni në gatishmëri sa i përket diskutimeve, apo propagandimin mediatik për çështjen e maturës. Çështja e maturës shtetërore është problem për ju dhe familjet tuaja.”- tha Kryemadhi.