Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e kaluar brenda një makine të djegur në zonën e ‘Krrabës’.
Makina tip “Volkswagen” është konstatuar fillimisht nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë.
“Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur ‘Kryqi’ në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip ‘Volksëagen’, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.”– thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.
Më pas policia ka njoftuar se viktima është identifikuar Armand Mici, 32 vjeç nga Elbasani.
Mici dyshohet se ka blerë një sasi benzinë në një karburant dhe në kushtet e depresionit, është vetëdjegur brenda makinës së tij.
Grupi hetimor vijon kryerjen e veprimeve të mëtejshme për sqarimin e çdo rrethane që mund t’i shërbejë hetimit, ndërkohë që nuk përjashtohen as pistat e tjera.
“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur ‘Kryqi’, në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip ‘Volkswagen’ dhe në brendësi të automjetit ka qenë një person i pa jetë, ju informojmë se:
Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i cili nisi kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit të pajetë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se personi i pajetë ishte shtetasi Armand Mici, 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip ‘Volkswagen Passat‘ me targa AA 273 NU.
Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.”– thuhet në njoftimin e dytë të Policisë.