Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Dënimi i Tahirit drejtësi me regji, arkitekti i kanabizimit të vendit është Rama


Presidenti Meta ka komentuar dënimin me 3.4 vite burg të ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri.

Në një intervistë për TV1 në Shkodër, kreu i shtetit se burgosja e tij është pjesë e drejtësisë me regji.

Meta tha se kryepërgjegjësi e arkitekti i kanabizimit të vendit është kryeministri Rama.

“Burgosja e Saimir Tahirit është pjesë e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepërgjegjësi është kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta. I kam thënë Ramës që emërimi i tij si ministër ishte një zgjidhje e gabuar. Nuk më dëgjoi. I kam thënë edhe vetë Tahirit që ti nuk mund të jesh ministër sepse nuk ke eksperiencë dhe je shumë i politizuar, për më tepër që do të keqpërdorin në atë funksion. Samir Tahiri nuk është ai që e kanabizoi gjithë Shqipërinë.” – tha Meta.