Vendosni fjalën kyçe....

Nga roli i Shqipërisë në konfliktin Rusi-Ukrainë tek zgjedhjet e 6 Marsit dhe dënimi i Tahirit – Deklaratat e Ramës sot në Konferencën për Mediet



Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka treguar pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai dha lajmin se vendi ynë ka marrë përgjigje nga DASH se bashkë me SHBA-të do të jenë “bashkëpengmbajtëse” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të OKB lidhur me çështjen e Ukrainës.

Rama po ashtu komentoi për herë të parë vendimin e GJKKO-së për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, me 3 vite e 4 muaj burg. Megjithëse nuk pranoi të komentonte gjatë.

Ndërsa nuk mbeti pa përmendur edhe zgjedhjet e 6 Marsit të cilat sipas tij janë të parashikueshme pasi “nuk ka nevojë të shohësh filxhan” për të ditur se çdo të ndodhë.

Shqipëria bashkëpengmbajtëse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të OKB

Rama dha lajmin se vendi ynë ka marrë përgjigje nga DASH sq bashkë me SHBA-të do të jenë bashkëpengmbajtëse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të OKB lidhur me çështjen e Ukrainës.

 “Kemi marrë përgjigje përfundimtare nga DASH se SHBA-të dhe Shqipëria do të jenë bashkëpengmbajtëse në këshillin e Sigurimit të Kombeve të OKB lidhur me çështjen e Ukrainës.

Flasim për një Shqipëri që vlerësohet për qëndrueshmërinë, dhe aftësinë dhe luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon.”– tha Rama.

Rama u shpreh se është shumë i lumtur për këtë zhvillim, që sipas tij bën që Shqipëria të qëndrojë në një nivel krejt tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare në raport me çfarë ka qenë në të shkuarën.

Konflikti Rusi-Ukrainë me rrezikshmëri të lartë

Kryeministri pasi tregoi pozicionin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurisë, u shpreh se konflikti Rusi-Ukrainë është me potenciale me rrezikshmëri të lartë.

“Ndaj mendimin e shumë të tjerëve që ky është një konflikt goxha i rrezikshëm dhe tensioni është me potencial të lartë. Bëj pjesë te ai grup njerëzisht që rruga është; bisedime, bisedime, për të gjetur pika shtensionimi dhe për të hapur një proces shumë të vështirë dakordësimesh.”- tha Rama.

Ai shtoi se në këtë konflikt, Shqipëria po ndan barrën më të madhe me më të mëdhenjtë. “Konflikti është me potencial rrezikshmërie të lartë.”– përsëriti ai.

Letra e Ambasadës Ruse

Pak ditë më parë, Rusia i ka dërguar një letër Tiranës Zyrtare mbi çështjen e konfliktit që ajo ka me Ukrainën.

Rama i është përgjigj sot interesit të gazetarëve lidhur me këtë letër, duke kutjuar se ajo i është dërguar jo vetëm Tiranës, por të gjitha vendeve të NATO-s .

“Zhurma për letrën është pjesë e një zhurme në katundin e PD-së, nuk ka lidhje me ne dhe me qeverinë, Ukrainën, Rusinë, është një zhurmë mes të marrëve që kanë marrë peng qyetarët e mirë e të arsyeshëm.”- tha Rama. Ai u shpreh se çdo vend ka marrë kohën e tij dhe nuk i është përgjigjur në mënyrë publike kësaj letre.

Qëndrimi i ramës për konfliktin Rusi-Ukrainë

Në komunikimin me gazetarët, Rama tha se duhen bisedime për zgjidhjen e konfliktit.

“Qëndrimet tona në lidhje me këtë çështje janë të qarta kjanë të njohura janë të pandryshuara.”– tha ai duke theksuar dhe përsëritur disa herë rëndësinë e bisedimeve.

 Komenti i Ramës për dënimin e Saimir Tahirit

Kryeministri ka folur sot për herë të parë lidhur me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas dënimit të këtij të fundit një ditë më parë me 3 vite e 4 muaj burg nga Apeli i GJKKO-së.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk komenton vendimet e gjykatave dhe se lidhur me Reformën në Drejtësi, 100 herë po të kthehej mbrapsht do të bënte të njëjtën gjë.

“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. Unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr Reformën në Drejtësi dhe 100 herë të kthehesha mbrapsht, 100 herë do bëja të njëjtën gjë, por sot jemi këtu për një çështje krejt tjetër, me një rëndësi shumë të madhe dhe me një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë.

Kështu që unë nuk do të doja që të shfokusohemi nga kjo çështje. Patjetër që për Reformën në Drejtësi do të kemi plot kohë dhe raste të tjera të flasim.”– u përgjigj Rama.

“Dihet çdo të ndodhë më 6 Mars”

I pyetur lidhur me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” të LSI-së me PDK-në dhe grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama u përgjigj me tone ironike se nuk sheh filxhan por dihet se çfarë do të ndodhë, duke nënkuptuar kështu një fitore të Partisë Socialiste. Ai shtoi se ka shumë gjëra interesante për të parë në frontin e koalicionit kundërshtar.

“Unë nuk shoh filxhan, por nuk ka nevojë që të shohësh filxhan për ta paraparë para se të ndodhte këtë. Madje s’kemi parë gjë akoma në këtë aspekt, kështu që mos u çudisni e jeni të përgatitur se do të shihni shumë gjëra interesante në frontin e ‘Shtëpisë së lirisë’.”- tha Rama.