Vendosni fjalën kyçe....

Olta Xhaçka për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Nuk e kishim planifikuar, por jemi të përgatitur


Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një koferencë për mediet, ka dhënë detaje për rolin që do të ketë vendi ynë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me konfliktin e Ukrainës me Rusinë.

 “Përkthehet në një sërë hapash e veprimesh me SHBA, vendet do bashkëpunojnë ngushtë, do ndajnë informacion në mënyrë prioritare e do jenë në origjinë të cdo nisme për këtë temë.” – tha ajo për këtë marrëveshje.

Ajo shtoi se “SHBA kanë qenë të gatshme të ndajnë përgjegjësinë e bashkëautorësisë apo bashkëpenëmbajtiësit për cështje dhe inciativa qe kanë lidhje me sigurinë dhe paqen dhe vecanërisht me Ukrainën që ka një relevancë të vecantë për Keshillin e Sigurimit vendet partnere dhe aleate, por relevance te vecant edhe për vendin tonë dhe për aksionin tonë diplomatik në arenën ndërkombëtare në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurimit”.

Ministrja e Jashtme theksoi se këtë rol “nuk e kishim planfikuar” por shprehet se Shqipëria është e gatshme dhe e përgatitur për të luajtur rolin e saj.