Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Në këtë koalicion nuk u njoh nga KQZ Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi nuk rezulton i regjistruar si parti.
Përmes juristit Marash Logu, PD ka depozituar kërkesën për rrëzimin e regjistrimit të gjithë koalicionit e jo vetëm të Komisionit të Rithemelimit, duke parashtruar dhe argumentet pse.
Sipas tyre përdorimi i logos së PD-së nga subjekte të tjera është i paligjshëm.
PD kërkon që të sqarohet çështja pse në koalicionin “Shtëpia e Lirisë” Komisioni i Rithemelimi të Berishës është prezantuar si Partia Demokratike.