Këtë të shtunë nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha ishin në Vorë ku prezantuan kandidatin e PD-së për këtë bashki, Ymer Markun.
Deputetja Tabaku u shpreh se “kandidatura e Ymer Markut është realisht zgjedhja e duhur dhe për të ardhmen e Vorës. Ai ka qenë pranë PD-së dhe ka punuar për forcën tonë politike edhe në ditët e mira edhe në ato të këqija”.
Tabaku shtoi se ky është test dhe “ne do ta kalojmë me sukses” pasi sipas saj rivali Markut është një kandidaturë e panjohur dhe pa të shkuar.
Ndërsa kandidati Marku u shpreh se eksperienca e tij politike ëahtë provë e mënyrës se si ai ka punuar dhe di të punojë.
“Ne kemi parë një qeveri lokale inekzistente.”- u shpreh Marku. “Rindërtimi nuk ecën dhe qytetarët janë pa shtëpi. Në bashkinë e Vorës gjen më shumë sekserë se sa të punësuar në Bashkinë e Vorës.
Ne duhet të votojmë për të ardhmen, u shpreh Marku, për fëmijët tanë dhe për veten tonë.”
Ai u shpreh i bindur që qytetarët e përbuzur dhe trajtuar padrejtësisht nga bashkia Vorë.
Marku tha se koha nuk premton dhe se tani demokratët duhet të punojnë dyfish. Kujtojmë se kandidati demokrat për Vorën, në vitin 2010 është hetuar për korrupsion. Ymer Marku është akuzuar dhe paditur nga Inspektoriati i Pasurive për fshehje të pasurisë.
Asokohe ai ishte drejtues i komunës Bërxull, në Tiranë. Sipas ILDKP-së, Ymer Marku, drejtues i komunës Bërxull, Tiranë, nuk kishte arritur të justifikojë burimin e krijimit të pasurive së tij.
Sipas këtij institucioni ishin pesë objekte pasurore që nuk janë deklaruar saktë nga Marku dhe që kapnin vlerën e 22 milionë e 656 mijë lekëve.