Vendosni fjalën kyçe....

Rama nis konferencën për mediet: Morëm përgjigje nga DASH dhe SHBA, Shqipëria bashkëpengmbajtëse në këshillin e Sigurimit të Kombeve të OKB-së lidhur Ukrainën


Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka treguar edhe pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai dha lajmin se vendi ynë ka marrë përgjigje nga DASH se bashkë me SHBA-të do të jenë bashkëpengmbajtëse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të OKB lidhur me çështjen e Ukrainës.

 “Zhvillojmë një komunikim të drejtpërdrejte që për këndvështrimin tonë është pozitiv për pozicionin, reputacionin dhe dinjitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Duke qenë se tema është më e gjerë se kaq dhe është një temë që diskutohet kudo, përfshi edhe në Shqipëri, jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi pyetjeve. Kemi marrë përgjigje përfundimtare nga DASH se SHBA-të dhe Shqipëria do të jenë bashkëpengmbajtëse në këshillin e Sigurimit të Kombeve të OKB lidhur me çështjen e Ukrainës.

Flasim për një Shqipëri që vlerësohet për qëndrueshmërinë, dhe aftësinë dhe luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon. Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm dhe dimensioni që ky fakt i jep marrëdhënieve tona me SHBA-të, pasurohet me këtë fakt të ri.

Për të qenë pak më konkret, krijimi i këtij çifti SHBA-Shqipëri në Këshillin e Sigurimit, për të qenë bashkëpengmbajtës në çështjen e Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja tanimë do të ndërmarrin. Gjë që konfirmon qartësisht një pozicion pa ekuivok të vendit tonë dhe nga ana tjetër duke qenë aktiv në një çështje kaq akute si kjo e Ukrainës por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne faktikisht përkufizojmë edhe më qartë në sy të të gjithëve, atë që dëshirojmë të jetë roli ynë: një forcë që kontribuon për të mirën.

Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në një nivel krejt tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare në raport me çfarë ka qenë në të shkuarën dhe për të bërë që Shqipëria të forcojë në çdo hap e më shumë bindjen tek vlerat që ajo mishëron she njëkohësisht besimin tek vetjetja për të qenë një partner real, luajal për të qenë i qëndrueshëm në atë front vendesh ku ne kemi zgjedhur të jemi si vend, si komb. Por mbi të gjitha të jemi një vend që bën atë që thotë dhe jo një vend që qëndron si një vrimë e fundit e kavallit, apo bën më keq se kaq siç ka ndodhur në të shkuarën. Më tepër për këtë temë jemi sëbashku me ministren.” – tha Rama.

Në komunikimin me gazetarët, Rama tha se duhen bisedime për zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Qëndrimet tona në lidhje me këtë çështje janë të qarta kjanë të njohura janë të pandryshuara .

Nga ana tjetër dëshiroj po ashtu të theksoj se në qëndrimin tim rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë është rruga e bisedimeve. Është rruga e gjetjes së të gjithave arsyeve të mundshme, të imagjinueshme për të biseduar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta edhe pse ato duken të vështira për t’u gjetur. Nga ana tjetër unë besoj se çdo shqiptar që ndjek me sado pak interes ecurinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare duhet të ndihet mirë, të ndihet I vlerësuar, të ndihet pjesë e atij komuniteti vlerash. Na njihet aftësia se mund të japim një kontribut ekstra. Nuk është një çiftëzim i rastësishëm ky që është bërë, por strategjik, parimor dhe shumë domethënës për marrëdhëniet tona.

Nuk jemi në fushën e qokave as të dhënies së indulgjencave. KËtu bëhet fjalë për të krijuar një partneritet, një dyshe që do të ahgazhohet në Këshillin e Sigurimit për këtë temë dhe jo vetëm këtë temë dhe ne kemi idetë tona dhe shpresojmë që të luajmë një rol duke shfrytëzuar peshën e madhe që i jep këtij çiftëzimi partneri tjetër – SHBA.

Shqipëria është shumë e qartë në pozicionin e vet. S’ka patur asnjëherë asnjë ekuivok por në atë modestinë e peshës sonë në këtë përballje elefantësh ne quajmë të drejtën për të thënë bisedime, bisedime.”- tha Rama.