Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Tahirin: Nuk komentoj vendimin e gjykatave, 100 herë të kthehesha mbrapsht do bëja të njëjtën gjë me Reformën në Drejtësi


Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas dënimit të tij një ditë më parë me 3 vite e 4 muaj burg.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk komenton vendimet e gjykatave dhe se lidhur me Reformën në Drejtësi, 100 herë po të kthehej mbrapsht do të bënte të njëjtën gjë.

“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. Unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr Reformën në Drejtësi dhe 100 herë të kthehesha mbrapsht, 100 herë do bëja të njëjtën gjë, por sot jemi këtu për një çështje krejt tjetër, me një rëndësi shumë të madhe dhe me një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë.

Kështu që unë nuk do të doja që të shfokusohemi nga kjo çështje. Patjetër që për Reformën në Drejtësi do të kemi plot kohë dhe raste të tjera të flasim.”– u përgjigj Rama.