Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Rama: Nuk shoh filxhan, por dihet se çfarë do të ndodhë, s’kemi parë gjë akoma nga “Shtëpia e Lirisë”


Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e sotme për mediet edhe mbi zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

I pyetur lidhur me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” të LSI-së me PDK-në dhe grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama u përgjigj me tone ironike se nuk sheh filxhan por dihet se çfarë do të ndodhë, duke nënkuptuar kështu një fitore të Partisë Socialiste. Ai shtoi se ka shumë gjëra interesante për të parë në frontin e koalicionit kundërshtar.

“Unë nuk shoh filxhan, por nuk ka nevojë që të shohësh filxhan për ta paraparë para se të ndodhte këtë. Madje s’kemi parë gjë akoma në këtë aspekt, kështu që mos u çudisni e jeni të përgatitur se do të shihni shumë gjëra interesante në frontin e ‘Shtëpisë së lirisë’.”- tha Rama.