Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit: Po shohim si opsion futjen në grevie urie, deri në vetëflijim nëse është e nevojshme


Banorët e zonave të 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie, në rast se qeveria dhe bashkia nuk i përgjigjen kërkesave të tyre.

Në protestë që po zhvillohet në këto momente para Kryeministrisë, një nga protestuesit tha se ky opsion është në diskutim.

Ai shtoi se u kanë kërkuar deputetëve që të ndërmarrin një nismë ligjore për njohjen e pronave dhe legalizimeve.

“Ne po shikojmë mundësinë të futemi në grevë urie, këtu para kryeministrisë. Ne do të përdorim të gjitha nismat.

Po shohim si opsion futjen në grevie urie, deri në vetëflijim nëse është e nevojshme, nuk tërhiqemi. Kemi kërkuar nga deputetët në Kuvend që të marrin një nismë ligjore për njohjen e pronave dhe legalizimeve.”– tha protestuesi.

Në protestën e sotme janë të pranishëm edhe disa fëmijë, të cilët i bënë thirrje kryeministrit Rama që të mos u prishë banesat.

 “Xhaxhi Edi mos ma prish shtëpinë, të lutem shumë.”- tha një vogëlush.