Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 në Kosovë, mbi 1 mijë e 200 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit


Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1 mijë e 283 raste të reja me koronavirus. Këto janë rezultatet nga 6 mijë e 696 testime të kryera gjithsej, siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Për fat të keq, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Sakaq, nga Covidi janë shëruar 4 mijë e 397 qytetarë të tjerë, ndërsa numri i të infektuarve aktivë në të gjithë Kosovën është mbi 26 mijë e 900.

 “06 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.

Në total numri i rasteve aktive është 26.977.”- thuhet në njoftimin e ministrisë e cila i përsërit qytetarëve thirrjen për të zbatuar masat bazë për mbrojtjen nga virusi vdekjeprurës.