Vendosni fjalën kyçe....

Çupi për tenderin e FSHZH-së: Në fshatra s’ka akoma rrugë, Rama bën menu për restorante imagiinare dhe udhëtime luksi për qejfe


Partia Demokratike ka reaguar përsëri sot lidhur me hetimet e nisura Prokuroria e Posaçme ndaj Kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, lidhur me tenderin për menunë e “100 fshatrave”.

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi doli në një deklaratë për mediet, ku u shpreh se në vend që qeveria dhe FSHZH të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastrukturës, furnizimi me ujë të pijshëm, energja, pastrimi apo restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, vëmendja e tyre shkoi tek krijimi i një menuje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra.

“Përmes këtij projekti do të investohej në infrastrukturë, ekonomi, investime në agroturizëm, rikonstruksion, monumente etj, por këto ide kanë mbetur në letër.

Përveç tabelave të rrugëve që kushedi sa para janë paguar për to, në shumicën dërrmuese të fshatrave nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Rrugët janë të amortizuara dhe institucione kulturore nuk ka.” – shton deputetja.

Çupi tregoi disa foto të tre rrugëve pranë kryeqytetit, të cilat janë lënë në harresë.  

Deputetja inkurajoi SPAK-un që të vijojë hetimet dhe të çojë para drejtësisë të gjithë abuzuesit me taksat e shqiptarëve.

DEKLARATA E ÇUPIT

Pak ditë më parë SPAK nisi verifikimet për Kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, i cili dha tenderin prej 500 mijë dollarësh kuzhinierit që punon me djalin e tij për një meny për projektin e 100 fshatrave, i cili kishte bërë edhe ofertën më të lartë.

Në vend që qeveria dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastrukturës, furnizmi me ujë të pijshëm, energji të pandërprerë, pastrimi, restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, vëmendja ishte tek krijimi i një menuje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra!

“Programi i 100 fshatrave turistikë”, një projekt i trumpetuar nga Edi Rama, i cili startoi më 2018 e duhet të përmbyllej më 2020, si çdo premtin tjetër i pambajtur i kësaj qeverie tregoi se ishte vetëm për propagandë.

Përmes këtij projekti do të investohej në infrastrukturë, ekonomi, investime në agroturizëm, rikonstruksion, monumente etj, por këto ide kanë mbetur në letër.

Përveç tabelave të rrugëve që kushedi sa para janë paguar për to, në shumicën dërrmuese të fshatrave nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Rrugët janë të amortizuara dhe institucione kulturore nuk ka.

Këto janë vetëm disa foto të tre fshatrave që janë afër qendrës së kryeqytetit.

Rruga e Pëllumbasit në Tiranë.  

Fshati Radë në Manëz.

Si dhe fshati Shetaj.

Siç e shikoni rrugë nuk ka, nuk ka asnjë investim të ri, por ama specialistët e vjedhjes së parave të shqiptarëve, po bënin një menu për restorantet imagjinare të shumicës dërmuese të këtyre 100 fshatrave.

Ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me skema të tilla si kjo menu 500 milionshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi vujanë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët e vet dhe jo qytetarët.

Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri,

Kur 50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime lluksi për qefet e veta, dhe qeveria e tij shpenzon plot 500 milionë për menu restorantesh.

Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, faturat e të cilëve kanë bërë që shqiptarët të jenë ndër popujt më të varfër në rajon.

Shqipëria është e varfer sespe ajo vidhet çdo ditë nga politikanë të korruptuar.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!