Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Basha ka përgjegjësi për dëmin ndaj demokracisë, ka qëndruar me kokëfortësi dhe ka ndërmarrë veprime të dëmshme


Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një intervistë për televizionin shtetëror të Malit të Zi, RTCG, foli për situatën e vendit duke e bërë fajtore opozitën për dëmtimin që ka marrë demokracia në Shqipëri.

Duke filluar nga djegia e mandateve, te bojkoti i Reformës në Drejtësi, dhe mos hyrja në zgjedhjet vendore Meta tha se kjo ka rrëzuar sistemin e llogaridhënies.

Meta nuk la pa prekur edhe problematikën brenda PD-së duke e sulmuar Bashës se ka ndërmarrë veprime të rënda në 7 vjet të drejtimit të tij të demokratëve duke qëndruar me kokëfortësi dhe shmangur votimit demokratik të zbatimit të rregullave të partisë së tij.

Përgjegjësia nuk është e njëanshme, pra vetëm e qeverisë, por për fat të keq përgjegjësi të madhe ka edhe lidershipi i opozitës në këto vite, që ka kryer disa akte të paprecedenta që kanë dëmtuar shumë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe pothuajse e kanë rrëzuar sistemin e llogaridhënies. Djegia e mandateve, një veprim i papranueshëm. Për më shumë se dy vjet Shqipëria kishte një Parlament njëpartiak. Kemi bojkoton e reformës në drejtësi, që ishte një reformë shumë e rëndësishme. Kemi mos hyrjen në zgjedhjet vendore. Jo vetëm në Evropë por edhe në Afrikë nuk gjen një vend që nuk ka këshilltar, jo kryetar bashkie opozita.

Për fat të keq kemi edhe një problem brenda PD-së apo opozitës, por besoj se ky problem do kapërcehet me kohën dhe është e papranueshme që ai kryetar, ai lider që ka ndërmarrë këto veprime të rënda në 6-7 vjet, në vend që të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi, ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi, për t’iu shmangur votimit demokratik dhe zbatimit të rregullave të partisë së tij. Kjo nuk është pozitive, por unë besoj se opozita është në procesin e saj të ridimensionimit dhe unë besoj se vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë. Do ta ketë gjithnjë e më shumë”-tha Meta.