Vendosni fjalën kyçe....

Pas shumë orësh kërkimi, gjenden pa ndjenja tre alpinistët e zhdukur në Greqi


Gjenden pa ndjenja tre alpinistët e moshës 50-55 vjeç, të cilët ishin zhdukur mbrëmjen e kaluar në zonën jashtë qendrës së skijimit të Kalavritës.

Siç shkruan gazeta greke Protothema, një operacion i madh për gjetjen e tyre u organizua herët në mëngjesin e së dielës, në të cilin morën pjesë dronë dhe dy helikopterë.

Pasditen e sotme, ekipet e shpëtimit kanë mundur të lokalizojnë një kokore dhe një xhaketë, por terreni është shumë e vështirë dhe ata nuk i kanë gjetur menjëherë alpinistët. Departamenti i Zjarrfikësve spekulon se një ortek mund të ketë zënë në befasi alpinistët kur ata bënin ngjitje në akull.

Fillimisht autoritetet arritën të gjejnë vetëm dy prej burrave të zhdukur. “Pas mesazheve të mëparshme, dy persona janë gjetur pa ndjenja në zonën ‘Stytos Waters’ pranë qendrës së skijimit të Kalavritës.”- thuhej më herët në një njoftim.

Ndërsa vetëm pak minuta më parë, Brigada e zjarrfikësve shkroi në “Twitter”: “Pas mesazheve të mëparshme, një person i tretë u gjet pa ndjenja në zonën e “Stata Waters” pranë qendrës së skive të Kalavritës.”