Vendosni fjalën kyçe....

Ra në një pus mbi 30 metra të thellë, nxirret pas katër ditësh trupi i pajetë i fëmijës 5-vjeçar në Marok


Një djalë pesëvjeçar maroken, i cili mbeti i bllokuar në një pus për katër ditë, ka vdekur, pavarësisht përpjekjeve të mundimshme për ta shpëtuar.

Përpjekjet për të shpëtuar djalin e quajtur Rayan, kishte mbajtur gjithë vendin në ankth, pasi me qindra njerëz ishin mbledhur pranë punës dhe mijëra të tjerë që ndiqnin live në internet.

Ekipet e shpëtimit e nxorën më në fund djalin nga pusi mbrëmjen e së shtunës, shkruan BBC.

Asnjë fjalë nuk ishte dhënë në atë kohë për gjendjen e tij, dhe shpëtimi i dukshëm fillimisht u prit me brohoritje nga turma.

Në mediat sociale, njerëzit që kishin përdor hashtagun #SaveRayan (Shpëtoni Rayan-in), shprehën gëzimin e tyre përmes postimesh.

Por kjo iu kthye në zemërim pak minuta më vonë kur u publikua njoftimi se Rayan kishte vdekur.

Në një postim në Facebook, reagoi edhe presidenti francez Emmanuel Macron: “Sonte, dua t’i them familjes së Rayan-it të vogël dhe popullit maroken se ne ndajmë dhimbjen e tyre”.

Deklarata nga pallati mbretëror e përshkruan vdekjen e Rayan si një “aksident tragjik”, duke shtuar: “Madhështia e tij Mbreti Mohammed VI thirri prindërit e djalit që vdiq pasi ra në pus”.

Mbreti u kishte shprehur atyre “ngushëllimet e tij më të thella dhe dhembshurinë e sinqertë”.

Babai i Rayan-it kishte qenë duke riparuar pusin në momentin e aksidentit të martën. Ai u tha mediave lokale të nesërmen se djali i tij ishte rrëzuar aty në “një moment kur i hoqa sytë nga ai”. Ai ka treguar se që nga ai moment nuk ka vënë gjumë në sy.