Vendosni fjalën kyçe....

Shtetasi shqiptar merr familjen peng në Athinë


Një situatë peng marrje është regjistruar në Pallini të Athinës në Greqi e cila rezultoi pa pasoja, pasi autori u dorëzua. Nga kontrolli në shtëpinë e tij nuk u gjetën armë, raporton Zougla.

Gjithçka nisi rreth orës 21:00 të së dielës, kur një forcë e policie u thirr në 89 Marathonos Avenue, ku një burrë me kombësi shqiptare mbante peng familjen e tij.

Shumë shpejt u zhvilluan negociatat mes policisë dhe autorit, i cili përfundimisht u dorëzua dhe liroi nënën, gruan, motrën dhe partnerin e motrës.