Vendosni fjalën kyçe....

Vangjush Dako në fushatë me Sakon, reagon Luan Hoti: Kërkojnë ta shndërrojnë Durrësin në non-grata


Kandidati i PD-së Luan Hoti ka reaguar për fushatën që Vangjush Dako po bën në mbështetje të kandidates Emirjana Sako në Durrës.

Hoti thotë që fushata “Dako-Sako” kërkon shndërrimin e Durrësit në non grata duke iu referuar përcaktimit që Vangjush Dako ka marrë nga SHBA-të.

Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako.

Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!”-shkruan Hoti.