Vendosni fjalën kyçe....

Balla nga Lushnja: Imagjinoni sikur ne mos ta marrim seriozisht dhe në 7 Mars të zgjidhet kryetar një nga ata të Lulit apo Saliut


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fierit, Taulant Balla ka vijuar takimet në zona të ndryshme të Lushnjës, për prezantimin e kandidates së PS-së për zgjedhjet e pjesshme vendore Eriselda Sefa.

Në takimin me banorët e rajonit nr 4 në Lushnjë, Balla se gjatë periudhës që Eriselda ka drejtuar bashkinë e Lushnjes shumë problematika të trashëguara filluan të marrin një drejtim tjetër.

“Eriselda për mua personalisht është një surprizë e bukur por njëkohësisht ishte një konfirmim i asaj që Edi Rama thotë shpesh: ‘Nëse do të bësh punë lërja grave dhe e vërteta është që në 6-muaj të drejtimit të bashkisë nga Eriselda shumë problematika të trashëguara në bashki filluan të marrin një drejtim tjetër. U rrit transparenca, u shtuan projektet e reja që bashkia realizonte për të kërkuar financim tek ministria që drejton Belinda, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo shumë agjenci dhe ministri tjera zhvillimi në Shqipëri.” -tha ai.

Balla kujtoi një këshillë që i ka dhënë ish-kryeparlamentar Gramoz Ruçi, që shkallët e karrierës të ngjiten një nga një. E sipas tij, Sefa ka bërë pikërisht këtë.

“Miku im, Gramoz Ruçi, më ka mësuar një rregull që unë kam filluar ta zbatojë çdo ditë, ngjiti shkallët një nga një sepse po i more me vrap do rrëzohesh dhe e vërteta është që Eriselda i ka ngjitur shkallët një nga një duke i përvetësuar dijet në administratën e qeverisjes vendore por më shumë se kaq duke fituar besimin e atyre që janë donatorët e huaj.

Është shansi që i kemi të dyja këtu për të kuptuar sesa e rëndësishme është që në 6-Mars ta bëjmë bashkë bashkinë me qeverinë. Imagjinoni sikur në 6-mars ne të mos e marrim seriozisht dhe në 7 mars të ngrihemi me një kryetar bashkie, një nga ata o i Lulit o i Saliut dhe Ilir Metës dhe që qeveria nuk mund të punojë me ta sikurse nuk gjetëm dot mënyrën për të punuar me Voltana Ademin në Shkodër. Duke mos u zgjatur shumë mbi projektet si edhe të lagjes suaj, që do ta quaja arterien kryesore, por kemi biseduar edhe për sheshet brenda lagjeve, rrugicat brenda lagjeve të cilat nuk janë në gjendjen që do kisha dashur ti gjeja në Lushnje. Që ditën e parë që kam ardhur në Lushnje do kisha dashur të gjeja më shumë punë të kryera por këto kanë qenë mundësitë tona deri tani por besoj dhe e di që ditët dhe muaj në vijim do të na gjejnë me më shumë punë.”- -u shpreh Balla në fjalën e tij.