Pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, deputeti socialist Taulant Balla, foli në një deklaratë për mediet ku u bëri thirrje të gjitha palëve që të heshtin deri në shpalljen e vendimit.
Sipas tij, të gjitha palët duhet ta presin në heshtje vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimet për rrëzime apo pranime i merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne kemi detyrimin që nga ky monument, që është mbyllur procesi, të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.
Mendoj se nga momenti i përfundimit të procesit, të gjithë ne kemi detyrimin, përfshirë Presidentin, partitë e kushdo tjetër, të ruajmë heshtjen institucionale, derisa Gjykata Kushtetuese, brenda afatit 30-ditor, të shprehet, me gjithë arsyetimin.
Procesi ka qenë për t’u përshëndetur. Mendoj se çdo deklaratë e imja apo e palëve të tjera të përfshira në proces nuk do i bënte mirë procesit.”– tha Balla.