Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Dosja e Bashës do hapet nga FBI-ja në kohën e duhur


Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në studion e Klan News se dosja “Nick Muzin”, për të cilën është hetuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hetohet një ditë nga FBI në Tiranë.

Berisha tha se dosja është mbyllur nga Rama dhe do hapet në kohën e duhur.

“Mister brava është deputeti i vetëm që është me dosje kombëtare dhe ndërkombëtare nga të cilat e siguroj që nuk do të dalë dot me gjithë mbështetjen e fuqishme që ka nga pengmarrësit e tij, sepse dosja Nick Muzin, ajo mbyllet këtu por nuk mbyllet në vendin e madh të lirisë. Atë, FBI do ta hapë në kohën e duhur. Dosja Nick Muzin në Shqipëri në të cilën Lulzim brava po hetohej në larje parash u mbyll nga Edi Rama. Nuk mbyllet ajo dosje sepse ka firmosur vetëm njëri prokuror, s’ka firmosur tjetri”-tha Berisha.