Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi thirrje 6 bashkive: Deri më 10 shkurt të njoftoni se ku do të vendosen materialet propagandistike në vendet publike


Më 6 mars qytetarët në 6 bashki të vendit do të zgjedhin kryetarin e ri. Kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) Ilirjan Celibashi ka publikuar një njoftim për të gjithë bashkitë që janë në garë, të cilave u kujtohet se duhet të caktojnë vendet publike se ku do të afishojnë sloganet, afishet të kandidatëve të tyre. Afati për këto është deri më datën 10 shkurt.

“Jo më vonë se data 10 shkurt 2022. Kryetarët e bashkive në detyrë të përcaktojnë vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin e materialeve propagandistike nga subjeketet zgjedhore.”– thuhet në njoftimin e Celibashit.