Vendosni fjalën kyçe....

I qëllon me çifte qenin por plagos edhe të zotin, pranga 71-vjeçarit në Gjirokastër


Një plagosje me amë gjahu ka ndodhur në fshatin Picar të Gjirokastrës.

Sipas policisë, një 71-vjeçar me iniciale H.M., ka qëlluar me armë gjahu qenin e 68-vjeçarit me iniciale S.M. e për pasojë ka plagosur lehtë këtë të fundit.

Autori i dyshuar është ndaluar nga policia që ka sekuestruar edhe armën e gjahut.

Njoftimi

“Rreth orës 10:05, në fshatin Picar, Gjirokastër, shtetasi H. M., 71 vjeç, banues në fshatin Picar, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu qenin e shtetasit S. M., ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut. Shtetasi i dëmtuar mori ndihmën e parë nga shërbimet mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.”