Vendosni fjalën kyçe....

Influenceri vjedh 500,000 dollarë nga ndjekësit


Paul ‘Ice Poseidon’ Denino u kap duke vjedhur para përmes një skeme kripto dhe refuzon t’i kthejë ato.

Ish-ylli i Twitch, tani me një kanal në YouTube, Paul ‘Ice Poseidon’ Denino u kap duke grabitur gjysmë milioni dollarë nga fansat e tij përmes një skeme të dyshimtë kriptoje që ai ngriti.

Pasi u kap nga një tjetër YouTuber, i cili gjuan mashtruesit, Denino tha se ai thjesht ‘po kujdesej për veten’ dhe nuk do të kthente asnjë cent nga paratë.

Paul Denino tashmë kishte një histori të dyshimtë përpara mashtrimit të fundit të kriptove. Ai dikur ishte njëpersonazh i shquar i Twitch në mesin e viteve 2010 dhe ishte i njohur për marifetet e tij të çuditshme, të cilat përfundimisht e ndaluan atë përgjithmonë nga platforma, pasi ai orkestroi kontrollin e një fluturimi të American Airlines duke njoftuar një kërcënim për bombë.

Që nga viti 2020, Ice Poseidon ka transmetuar në YouTube dhe në një moment njoftoi një projekt kripto të quajtur CxCoin i cili kishte për qëllim të lejonte krijuesit e përmbajtjes të merrnin donacione në kriptomonedha. Ai nxiti tifozët e tij që të investonin në platformë, por menjëherë pas kësaj e tërhoqi shumën gjysmë milioni dollarë, duke blerë një makinë Tesla me paratë e vjedhura.

Skema CxCoin u zbulua nga YouTuberi, Coffeezilla, i cili merret me hetimin e mashtrimeve të ndryshme. Ai publikoi një video 23-minutëshe duke dhënë hollësi për shkeljet e Deninos dhe madje paraqiti një intervistë me të.

Gjatë bisedës së tyre, Denino i tha Coffeezilla-s se ai nuk kishte ndërmend t’i kthente paratë pasi thjesht ‘po kujdesej për veten’, por disa kohë më vonë, ai njoftoi se do të kthente pa dëshirë 155,000 dollarë në grupin e likuiditetit. Megjithatë, siç u raportua më vonë nga Coffeezilla, Ice Poseidon në fund ktheu vetëm 47,000 dollarë, duke futur në xhep pjesën tjetër.