Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kapiteni i Kombëtares i shkon në Presidencë, Meta: Më zbukuroi më shumë ditën (FOTO)


Presidenti Ilir Meta ka patur këtë të hënë një të ftuar mjaft special në Presidencë. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin dhe kapitenin e Kombëtares, Rudi Vata.

 Kreu i Shtetit ka publikuar disa foto me Vatën në rrjetet sociale për të cilin shprehet se ia zbukuroi më shumë ditën.

Sportisti 52-vjeçar i dhuroi Metës një shall të personalizuar me stemën e skuadrës skoceze të Selltikut, që siç e dimë presidenti është një fans i zjarrtë i saj.

 “Shumë i lumtur nga vizita surprizë që më bëri sot legjenda e Ekipit Kombëtar dhe e #CelticFC, Rudi Vata.
Më zbukuroi edhe më shumë ditën, me dhuratën e veçantë që më solli me rastin e fitores së derbit #CELRAN dhe ngjitjes në vend të parë, një shall të personalizuar me simbolet e skuadrës tonë të zemrës.
Faleminderit Ricit, mikut tonë për këtë dhuratë!
TË PARËT GJITHMONË!
HAIL HAIL! Shumë i lumtur nga vizita surprizë që më bëri sot legjenda e Ekipit Kombëtar🇦🇱 dhe #CelticFC💚, Rudi Vata.
Më zbukuroi edhe më shumë ditën, me dhuratën e veçantë që më solli me rastin e fitores së derbit #CELRAN dhe ngjitjes në vend të parë, një shall të personalizuar me simbolet e skuadrës tonë të zemrës.
Faleminderit Ricit, mikut tonë për këtë dhuratë!
TË PARËT GJITHMONË!
HAIL HAIL!”– shkruan Meta krahas fotove.