Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, njëkohësisht edhe kryetarja e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët, në një dekaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, tha se nga java tjetër do të nisin thirrjen e dëshmitarëve.
“Keni qenë të gjithë dëshmitarë për bllokimin që i është bërë këtij Komisioni Hetimor. Nuk dua as të ankohem, as të qahem e të them që nuk më kanë nisur këtë shkresë apo atë shkresë se unë në burime zyrtare dhe jo zyrtare kam arritur që t’i marr shkresat, por kemi reflektuar me qartësi që pjesa më e madhe e institucioneve, nuk kanë kthyer përgjigje dhe nuk e kanë kryer detyrimin e tyre ligjor.
Pavarësisht kësaj kjo nuk pengon asnjërin nga ne të vijojmë me planin e hetimit. Komisioni i Inceneratorëve një fitore të vogël e ka. Sot Lefter Koka është në burg.
Inceneratori i Elbasanit i cili ka vetëm një person sot para djretësisë, unë besoj që do të vazhdojë edhe me personat e tjerë. Është hapi i parë për ti hapur rrugë hetimit nga SPAK-u edhe për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.
Sot me miratimin e planit të hetimit ne ramë dakord që do të bëjmë vizita edhe në të tre inceneratorët, ai i Elbasanit është skenë krimi tashmë dhe sigurisht deputetët do të bëjnë pyetjet përkatëse. Ndërkohë që tek Fieri dhe tek Tirana kemi shumë për të gjetur, shumë për të parë. Siç kemi deklaruar më parë aty nuk ka pasur inceneratorë, aty nuk ka patur impiant për trajtimin e incenerimit, megjithëse pagesat kanë vazhduar.
Nga dita e hënë ne do të fillojmë thirrjen e dëshmitarëve me grupin e parë me mediat e specialistët me personat përgjegjës të prokurorimeve publike, në javën e dytë personat politikë, kryeministri Edi Rama që ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ministrat dhe te kryetarët e bashkisë.”– tha Tabaku.
Ajo shtoi se një sërë institucionesh nuk kanë sjellë informacionet e kërkuara dhe ka paralajmëruar se nëse nuk i sjellin këto javë, do i padisë javën e ardhshme.
“Ne kemi hasur në një rezistencë nga ana e Drejtorisë së tatimeve që i bëj sot thirrje publikisht, të sjellë të gjitha informacionet që janë kërkuar. Komisioni Hetimor është në tagrin e tij që të kërkojë çdo lloj informacioni ashtu si çdo institucion tjetër hetues, sepse na e ka dhënë këtë tagër Parlamenti, dhe i bëj thirrje edhe sistemit bankar, atyre që nuk kanë sjellë përgjigje, të kthejnë përgjigje.
Unë jam përpjekur në politikë që gjërat t’i bëja me fakte dhe argumenta duke u përpjekur që t’i bindë, por rrugën e butë e kam përfunduar tani. Unë i kthehem padive penale javës tjetër. Kushdo që nuk sjell ato që kmi kërkuar, unë do të vazhdoj me paditë penale.”- tha Tabaku.