Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për zhbërjen e koalicionit Shtëpia e Lirisë, pjesë të cilit janë LSI, PDK dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së.
Vendimi është marrë pas një seance të zhvilluar mëngjesin e sotëm për rreth dy orë. Kërkesa nuk është marrë fare në shqyrtim nga KAS.
PD ankimoi në KQZ koalicionin Shtëpia e Lirisë duke kërkuar mospranimin e tij.
Selia blu rendiste si argumente përdorimin e simboleve të PD-së pa leje nga ana e Komisionit të Rithemelimit të PD-së dhe regjistrimin e këtij të fundit në koalicion pa qenë subjekt apo parti politike.