Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari ligjor i Metës lajmëron konferencë për mediet: Për marrëzinë më të fundit të Kuvendit


Bledar Dervishaj

Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta do të dalë në një konferencë urgjente me mediat ditën e sotme, ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese është ndërprerë seanca për shkarkimin e kreut të shtetit.

Njoftimi për konferencën u bë nga zëdhënësi për mediet i presidentit, Tedi Blushi.

“Për marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak, pas pak Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, z.Bledar Dervishaj do të japë një prononcim live nga Institucioni i Presidentit të Republikës.”- thuhet në njoftimin e Blushit.