Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: AZHBR i dha 2.2 milionë euro 2 kompanive fiktive të lidhura me inceneratorët


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar për herë të parë, një aferë ku Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural është e përfshirë me dy nga kompanitë e inceneratorëve.

Kryemadhi tha se AZHBR i ka dhënë rreth 2.2 milionë euro dy kompanive me pronar Adelina Demiri dhe Jurgen Dashi. Dy kompanitë u shpreh kryetarja e LSI, janë fiktive dhe nuk kanë asnjë punonjës të deklaruar.

“Në qoftë se zoti Rama thotë që ka reformë në drejtësi. Ju lutem kamera ta fokusojë. Është ish drejtoresha e AZHBR Frida Krifca. Janë dhënë dy nga pesë projektet më të mëdha të projektit IPARD, janë dhënë dy kompanive fiktive. Këtu janë dy projekte. Që kanë marrë para janë para të taksapaguesve europianë. Një është zonja Ada Demiri dhe tjetri Jurgen Dashi. Njëra ka marrë 230 milionë lekë, tjetri 45 milionë lekë. Këto janë dy kompani fiktive të cilat kanë marrë 2.2 milionë euro nga paratë e taksapaguesve evropianë dhe shqiptarë”, tha Kryemadhi.

“Këto kompani kanë marrë paratë e fermerëve shqiptarë. Për të mbjellë domate, speca, kastraveca, sera për të krijuar kanale vaditëse. Në 19 janar AZHBR i kam dërguar kërkesë për të më dhënë përgjigje. Më thotë nuk të jap përgjigje sepse i ke në portal. Në sistemin e taksave këto dy kompani nuk ekzistojnë. Prandaj thotë Rama që përgjegjësitë janë personale. Një kompanie Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollarë. Kjo kompania është në Rubik, ka vetëm burrë e grua të punësuar. Nuk ka asnjë punonjës tjetër. Inceneratori i Tiranës i ka dhënë 9 milionë dollarë. Dhe të gjitha këto kompanitë e tjera nuk kanë paguar as TVSH-në për 130 milionë dollarë që iu janë marrë inceneratorit të Tiranës”, shtoi Kryemadhi.