Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli në emisionin “Log” në ABC News për procesin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.
Kryemadhi tha se Gjykata Kushtetuese është nën presion politik nga shumica.
“Gjykata Kushtetuese është nën presion politik nga mazhoranca për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Vendimin duhet ta kishte dhënë që më 9 shtator. Nga qeveria ka presion. Pse i bën presion politik Ilir Meta?. Çfarë ka në dorë Ilir Meta?” – tha Kryemadhi.