Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë katër shqiptarët e arratisur nga paraburgimi në Greqi (FOTO)


Në Drejtoritë e Policisë në të gjithë Kretën është ngritur alarmi për arratisjen e pesë të burgosurve nga ambientet e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Hania.

Bëhet fjalë për katër shqiptarë dhe një shtetas të Pakistanit, të cilët u transferuan nga Athina mëngjesin e së shtunës në Hania për t’u dërguar sot, në Qendrën e Paraburgimit të Hanias.

Njëri nga shqiptarët është dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe për vrasje.

I rrezikshëm konsiderohet edhe një 34-vjeçar pakistanez, i cili është dënuar po ashtu me burgim të përjetshëm për tre vrasje. Tre shtetasit e tjerë shqiptarë janë të dënuar për trafik droge.

Mediet greke shkruajnë se nuk dihen ende rrethanat në të cilat pesë të arrestuarit kanë mundur të arratisen nga ambientet e paraburgimit.

TË ARRATISURIT:

  1. Olis Thoma Prifti, 43-vjeç nga Dropulli, i arrestuar në vitin 2016. I dënuar me burgim të përjetshëm për “pjesmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasoje vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”. Gjatë grabitjeve të grupit të Priftit, mbeti e vdekur një e moshuar greke 84-vjeçare.
  2. Olsi Qamil Meta, shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
  3. Ardian Qamil Meta, nga Divjaka, 32-vjeç, i dënuar për grabitje, pjesë e grupit të Olis Priftit.
  4. F.F., Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
  5. Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”.