Vendosni fjalën kyçe....

Maria Zakharova: SHBA sajoi kërcënimin rus për të shpëtuar fytyrën e vet pas dështimit në Afganistan


Moska thotë se qeveritë amerikane dhe britanike kanë përhapur raporte të rreme për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës për të shpëtuar fytyrën e tyre pas dështimit në Afganistan, dhe të largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e bëri këtë akuzë përmes një postimi në kanalin e saj në “Telegram” të hënën, ku shkruan: “Koha po kalon dhe Rusia nuk po e sulmon Ukrainën. Synimi i SHBA-së, që urdhëroi këtë ‘muzikë’ dhe i aleatëve të tyre britanikë është i qartë: ata e sahuan vetë këtë ‘kërcënimin rus’, ata janë përgatitur për një luftë ‘heroike’, në mënyrë që të jenë provokuese dhe të shpallin me zë të lartë ‘fitoren’ e tyre”.

Zakharova shton: “Këtu ata kanë një mundësi për të larguar vëmendjen nga krizat e tyre politike dhe një shans për të harxhuar miliardat në armë për ‘demokracinë e cenueshme’ dhe një mënyrë për të rivendosur imazhin e ‘të pamposhturit’ pas rënies së Afganistanit.”

Zakharova kritikoi gjithashtu BE-në për sjelljen e saj, duke pretenduar se pretendimet e fundit për një pushtim të afërt rus e bënë më pak të ngjarë se kurrë që kombi i Evropës Lindore të bashkohet me bllokun.

“Me miq si këta, kush ka nevojë për armiq?”– vazhdoi ajo, citon TASS. “Por ne kemi thënë shumë herë se interesat e ukrainasve janë prioriteti më i ulët i Perëndimit”.