Vendosni fjalën kyçe....

“Në shërbim të qytetarëve” – Kandidati i PD-së në Durrës Luan Hoti zbulon sloganin e fushatës


‘Në shërbim të qytetarëve’ është slogani i kandidatit të PD-së për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti.

Demokrati ka zbuluar edhe posterin që do përdorë gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Gjatë prezantimit të tij si kandidat, Hoti theksoi besimin e tij të plotë për fitoren në zgjedhjet e 6 marsit. Ai ka premtuar ta kthejë bashkinë në shërbim të qytetarëve e për ta nxjerrë nga gjendja në të cilën ndodhet.

Hoti u miratua si kandidat për bashkinë Durrës nga kryesia e PD-së, pas propozimit të tij unanimisht nga strukturat e kësaj dege.

Më 6 Mars, Luan Hoti garon përballë kandidates së PS-së, Emirjana Sako, aktualisht kryebashkiake e komanduar e Durrësit dhe kandidatit të koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Ardian Muka.