Komisioni i Ankimimeve e Sanksioneve do mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e PD-së për të mos pranuar koalicionin Shtëpia e Lirisë në zgjedhjet e pjessshme të 6 marsit.
Pjesë e këtij koalicioni janë LSI, Komisioni për Rithemelimine PD-së dhe PDK. Sipas selisë blu, Komisioni i Rithemelimit të PD-së, që është pjesë e koalicionit, ka përdorur simbolet e PD-së pa miratimin e saj.
Po kështu PD thekson se kërkesa e LSI-së, PDK-së e Komisionit të Rithemelimit është dorëzuar para se ato të regjistroheshin si subjekte zgjedhore.
Po kështu një tjetër pikë që ngrihet nga PD është se Komisionit për Rithemelimin e PD-së nuk është regjistruar e nuk figuron as si subjekt zgjedhor e as si parti politike.